Ndizen qirinj në nderim të Agon Zejnullahut që vdiq në Lipjan
Motra e Agonit shihen tejet e mërzitur në ceremoninë e ndezjes së qirinjve.
Ceremonia është organizuar një ditë pas vdekjes së të ndjerit.
Policia e Kosovës ka thënë se Zejnullahu ka qenë jobashkëpunues me zyrtarët e rendit, mirëpo nga pamjet e shpërndara në mediat sociale, që është thënë se janë nga rasti në Lipjan, viktima duket me duar të lidhura dhe në gjunjë, ndërsa më pas bartet me auto-ambulancë.
Disa i kanë kritikuar zyrtarët policorë për "përdorim të tepruar" të dhunës.
Tjetër pamje nga ceremonia e ndezjes së qirinjve. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi pakompromis lidhur me rrethanat e vdekjes së 27-vjeçarit.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se hetimet janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal dhe se kushdo që rezulton fajtor për vdekjen e të riut, do të marrë dënimin e merituar.
Familja është shprehur e zhgënjyer me mungesën e deritashme të transparencës nga autoritetet.
Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si policia e ka menaxhuar rastin në Lipjan.
Ata kanë vënë në dyshim nëse policët e përfshirë kanë pasur trajnim të mjaftueshëm, pasi trajnimi i tyre në Kosovë është zvogëluar nga gjashtë në tre muaj.Ekspertët vlerësojnë se kjo periudhë e shkurtër trajnimi nuk është e mjaftueshme për të përballuar situata komplekse në terren.