Nga përplasja te diplomacia: Si ndryshoi përballja mes Trumpit dhe Zelenskyt

Your browser doesn’t support HTML5

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takuan sërish në Shtëpinë e Bardhë më 18 gusht dhe ky takim ishte krejt ndryshe nga ai i mëparshmi. Derisa më 28 shkurt, Trump dhe zëvendësi i tij, JD Vance, u ballafaquan ashpër me Zelenskyn, këtë herë takimi ishte më i matur. Zelensky, që u kritikua edhe për veshjen herën e kaluar, u shfaq me një kostum formal dhe atmosfera ishte e qetë.