LVV nuk i ndal përpjekjet kundër Listës Serbe
Your browser doesn’t support HTML5
Para zgjedhjeve lokale në Kosovë po përsëritet ngjarja me moscertifikimin e Listës Serbe sikur para zgjedhjeve parlamentare të shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje nuk ndalon përpjekjet e saj për ta penguar pjesëmarrjen e partisë më të madhe serbe në zgjedhje, derisa ekspertët thonë se nuk ka asnjë mundësi ligjore që kjo të ndodhë.