Si arriti Kosova buzë kualifikimit në Kupën e Botës 2026
Your browser doesn’t support HTML5
Kosova është vetëm dy fitore larg një arritjeje historike, kualifikimit në Kupën e Botës 2026, që do të mbahet verën e ardhshme në Kanada, Meksikë dhe SHBA. Pasi shënoi një sukses të madh për të arritur deri në plajof, kombëtarja dardane duhet t’i mposhtë Sllovakinë dhe fituesin e duelit mes Turqisë dhe Rumanisë në fund të marsit për ta bërë ëndrrën realitet.