Votimet nëpër Kosovë përmes fotografive
Një qytetar duke hedhur votën në kutinë e votimit në një qendër votimi në Prishtinë, pasi votoi mëngjesin e hershëm në zgjedhjet lokale, Prishtinë, 12 tetor 2025.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, shihet duke votuar në një qendër votimi në kryeqytet, në zgjedhjet lokale, Prishtinë, 12 tetor 2025.
Një zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve palos fletëvotimin në zgjedhjet lokale në një qendër votimi në Prishtinë, 12 tetor 2025.
Nga qendra e Mitrovicës së Veriut, qytetarët - së bashku me zyrtarë të Listës Serbe - kanë shkuar kolektivisht për të votuar.Edhe më herët ka qenë praktikë që punonjësit në institucionet e Serbisë në Kosovë, të votojnë në mënyrë kolektive.
Kandidati i Listës Serbe për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, shihet duke votuar në një qendër votimi në qytetin me shumicë serbe, në zgjedhjet lokale, Mitrovicë e Veriut, 12 tetor 2025.
Qytetarët në Mitrovicën e Veriut presin rendin për të votuar në një qendër votimi të vërshuar nga një numër i madh votuesish qysh në orët e hershme të mëngjesit të 12 tetorit 2025.
Zllatan Ellek, kryetari i Listës Serbe - partisë së serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit - voton në zgjedhjet lokale të Kosovës në një qendër votimi në Mitrovicën e Veriut, 12 tetor 2025.
Lista Serbe udhëhoqi Mitrovicën e Veriut dhe tri komunat e tjera me shumicë serbe në veri deri në nëntor të vitit 2022, kur përfaqësuesit e saj u larguan nga institucionet e Kosovës.
Tani, Lista Serbe synon ta kthejë pushtetin në veri të Kosovës përmes zgjedhjeve të kësaj të diele.
Qytetarë duke votuar në zgjedhjet lokale në një qendër votimi në Mitrovicën e Veriut, 12 tetor 2025.
Një qytetare voton në zgjedhjet lokale të Kosovës në Zveçan, komunë me shumicë serbe, 12 tetor 2025.
Zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shikojnë teksa presin në një qendër votimi në Prishtinë ardhjen e votuesve për ta hedhur votën e tyre në zgjedhjet lokale të Kosovës, 12 tetor 2025.
Kuti votimi në një qendër votimi të zgjedhjeve lokale të Kosovës, Prishtinë, 12 tetor 2025.
Një vulë dhe fletëvotim për zgjedhjet lokale të Kosovës në një qendër votimi në Mitrovicën e Veriut, 12 tetor 2025.
Një vendvotim hap dyert për votuesit mëngjesin e së dielës në zgjedhjet lokale të Kosovës, Prishtinë, 12 tetor 2025.