“Kemi përjetuar gjithçka sikurse studentët tani“: Dy dekada e gjysmë prej 5 tetorit të Serbisë
Your browser doesn’t support HTML5
Njëzetepesë vjet pas protestave kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit, autorja dhe skenaristja Anja Mijoviq është sërish në rrugë me një bilbil në dorë. Si studente në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd, ajo u ishte bashkuar protestave të studentëve më 1996 dhe, pavarësisht dhunës policore, u ishte bashkuar edhe protestave të vitit 2000, kur ra regjimi i Millosheviqit. Tani, ajo merr pjesë në protestat e udhëhequra nga studentët kundër regjimit aktual në Serbi. Në javët dhe muajt e fundit, asaj i janë rikthyer në kujtesë shumë ngjarje të viteve ’90. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Arben Hoti)