Politologu Arifi: Takimet te presidentja pozitive, por pa efekt

Your browser doesn’t support HTML5

Politologu nga Prishtina, Dritëro Arifi, tha për Radion Evropa e Lirë se këto takime janë pozitive, por rezultati, sipas tij, pritet të jetë i dobët. “Kjo, për shkak se partitë janë fragmentalizuar në qëndrimet e veta dhe nuk po lëvizin fare nga pika A në pikën B. Mbetet të shihet nëse janë të gatshme për ndonjë kompromis apo jo. Kjo është një pikëpyetje shumë e madhe, të cilën presidentja nuk ka fuqi që t’ua imponojë partive politike apo koalicioneve. Po vërehet se pa koalicione e pa kompromise, nuk do të lëvizë asgjë. E, gjuha e partive politike nuk është e përafërt me atë që ne po flasim”, tha Arifi. Sipas tij, presidentja është vonuar pak me këto takime, pasi Kosova po hyn në muajin e pestë pa institucione. Ai shtoi se nuk dihet se çka do të ndodhë as pas 26 korrikut, kur skadon afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Sipas Arifit, vendi është duke shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe çështja është vetëm kur do të bien dakord partitë për datën e tyre - para apo pas zgjedhjeve lokale të tetorit.