Çfarë ndodhi në 12 ditët e konfliktit në Lindje të Mesme?
Your browser doesn’t support HTML5
Në një përshkallëzim të paprecedentë që tronditi Lindjen e Mesme dhe vuri botën në prag të një lufte të gjerë rajonale, Izraeli, Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përfshinë në një konflikt intensiv që zgjati dymbëdhjetë ditë. Ai që nisi si një sulm i befasishëm izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane, u kthye në një përplasje me dronë, raketa dhe ndërhyrje të drejtpërdrejta amerikane. Nga sulmet ajrore deri te akuzat për prishje të armëpushimit, i hedhim një vështrim retrospektiv ngjarjeve kryesore.