Banorët në Leshak, nën ultimatum për rrëzimin e ndërtimeve pa leje
Your browser doesn’t support HTML5
Rreth 15 familje serbe në Leshak, në veri të Kosovës, janë urdhëruar që t’i shembin ndërtimet pa leje nga tokat që janë pronë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Banorët kërkojnë legalizim të pronave dhe thonë se nuk ikin nga përgjegjësitë. Ata paralajmërojnë se rrënimi do të shkatërrojë jetën që kanë ndërtuar për dekada. Autoritetet, ndërkohë, nuk kanë bërë të ditur se çfarë do të ndodhë me këto toka.