Artiljerët e Ukrainës i luftojnë dronët me pushkë
Your browser doesn’t support HTML5
Beteja për Çasiv Jarin po zhvillohet me intensitet të lartë që më shumë se një vit. Ai mbetet një prej zonave më të nxehta në vijën e frontit, në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë. Qyteti ndodhet në një terren të ngritur, i cili i jep atij rëndësi strategjike. Nëse forcat ruse e marrin atë nën kontroll, ato mund të avancojnë drejt Kostiantinivkës dhe t’i afrohen më shumë Kramatorskut dhe Sllovianskut. Në këtë pjesë, trupat ruse po përdorin aktivisht dronë, bomba precize, artileri dhe njësite sulmuese. Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë vizitoi pozicionet në front të artiljerëve ukrainas. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)