Media shtetërore siriane ka akuzuar Izraelin se ka kryer një sulm me raketë në një qendër kërkimore ushtarake në Damask.
Pohimi u bë pasi u dëgjuan shpërthime në Damask të dielën në mëngjes.
Nuk u raportua menjëherë për viktima apo dëme materiale. Izraeli dhe SHBA, që janë aleatë të shtetit hebraik, nuk kanë komentuar raportet.
Po qe se konfirmohet, ky do të jetë sulmi i dytë i Izraelit në Siri brenda tri ditësh, që sinjalizon një përshkallëzim të përfshirjes së Izraelit në luftën civile në Siri.
Televizioni shtetëror sirian tha se “sulmet e reja të Izraelit janë përpjekje për të rritur moralin e grupeve terroriste, të cilat po lëkunden nga armata jonë fisnike”.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, organ ky pro-opozitar tha se shpërthimet kanë goditur qendrën kërkimore ushtarake “Jamraya” dhe një depo të afërt municioni.
Aktivistët thonë se zonat tjera ushtarake siriane mund të jenë goditur, gjithashtu.
Një video e postuar në internet nga aktivistët tregon një seri shpërthimesh që kanë ndriçuar Damaskun gjatë natës.
Qendra kërkimore “Jamraya”, është raportuar të jetë sulmuar edhe në muajin janar nga Izraeli.
Shpërthimet ndodhën një ditë pasi që Izraeli konfirmoi se ka kryer sulme ajrore më 3 maj kundër një dërgese me raketa të Sirisë.
Dërgesa thuhej se dedikohej për grupin militant libanez anti-izraelit Hezbollah, që është aleat i qeverisë siriane.
Të shtunën, presidenti Barak Obama tha se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten kundër transferimit të armëve të avancuara për Hezbollahun.
Ai në një intervistë për televizionin e gjuhës spanjollë, gjatë një vizite në Kosta Rikë, nuk komentoi direkt për sulmet izraelite, por tha se “do të presë që qeveria izraelite të konfirmojë ose mohojë nëse kanë ndërmarrë sulmet”.
Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit e ka dënuar sulmin ajror të Izraelit në Siri dhe iu ka kërkuar shteteve në rajon që të ngrihen kundër Tel Avivit.
Ramin Mehmanparast, është cituar nga “Press TV” e Iranit ta ketë akuzuar Izraelin për “agresion” dhe e ka përshkruar sulmin e raportuar si përpjekje e “kalkuluar” për të krijuar destabilitet në rajon.
Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 70 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin sirian, i cili ka filluar dy vjet më parë me protestat kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad.(a.isufi)
http://www.youtube.com/embed/-KlkHhdODFw