Ndërlidhjet

Irani dënon Izraelin për sulmin në Siri


Damask...
Damask...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit e ka dënuar një sulm ajror të Izraelit në Siri dhe iu ka kërkuar shteteve në rajon që të ngrihen kundër Tel Avivit.

Ramin Mehmanparast, është cituar nga Press TV e Iranit ta ketë akuzuar Izraelin për “agresion” dhe e ka përshrkruar sulmin e raportuar si përpjekje e “kalkuluar” për të krijuar destabilitet në rajon.

Komentet e Mehmanparastit vijnë pasi që media shtetërore e Sirisë e akuzoi Izraelin se ka kryer sulme me raketa në një qendër ushtarake kërkimore në Damask.

Ky pretendim erdhi pasi që të dielën në mëngjes u dëgjuan shpërthime në Damask.

Nuk u njofuta për viktima apo dëme materiale. Izraeli nuk e ka komentuar raportin.

Po qe se konfirmohet, ky do të jetë sulmi i dytë i Izraelit në Siri brenda tri ditësh, që sinjalizon një përshkallëzim të përfshirjes së Izraelit në luftën civilë në Siri.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG