KQZ: Dalja deri në orën 17:00 është 32.30 për qind
Sipas ueb-faqes të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 17:00 kanë votuar 32.30 për qind e votuesve.
Dalja më e lartë është në komunën e Mamushës me 64.61 për qind, ndërkaq ajo më e ulëta në Skenderaj me 23.61 për qind.
Një orë deri në mbylljen e vendvotimeve
Teksa kanë mbetur edhe një orë deri në mbylljen e vendvotimeve në 38 komunat e Kosovës, zyrtarë të partive të ndryshme politike kanë shtuar thirrjet që qytetarët të votojnë për të zgjedhur krerët e rinj komunalë dhe përbërjet e reja komunale.
Sipas ueb-faqes të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dalja deri në orën 18:00 është 32 për qind.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dalja në zgjedhjet lokale deri në orën 18:00 është 32.66 për qind.
Qytetarët në veri shfrytëzojnë kohën e mbetur për të votuar
Në komunën e Zubin Potokut, në veri të Kosovës, qytetarët po vazhdojnë të shkojnë drejt qendrave të votimit, ndonëse deri në mbylljen e tyre kanë mbetur më pak se gjysmë ore.
Pas më shumë se dy vjetësh, pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës, ku përbëjnë shumicën, po zgjedhin sërish përfaqësuesit e tyre, pasi kishin bojkotuar zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit 2023 dhe votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në prill 2024.
Sipas KQZ-së, dalja në Zubin Potok deri në orën 18:00 është 58.03 për qind.