Pritjet e qytetarëve të Prishtinës
Disa qytetarë të Prishtinës, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, thanë se presin që të realizohen premtimet për kryeqytetin, që janë bërë në fushata zgjedhore. Pati edhe të atillë që kanë udhëtuar prej Zvicrës për të shfrytëzuar të drejtën e votës.
Për më shumë shikojeni videon:
Prokurori i Shtetit: Asnjë i ndaluar për veprat penale që lidhen me zgjedhjet
Nga Prokurori i Shtetit bënë të ditur se deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar për veprat penale që ndërlidhjen me zgjedhjet lokale që po mbahen në 38 komuna të Kosovës.
“Deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar për veprat penale që ndërlidhen me zgjedhjet”, tha për Radion Evropa e Lirë, Liridonë Kozmaqi-Hajdaraj, udhëheqëse e Zyrës për komunikim në zyrën e Kryeporkurorit të Shtetit.
Për zgjedhjet lokale janë angazhuar rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorialë në mbarë territorin e Kosovës.
Trendët e pjesëmarrjes në zgjedhjet e kaluara lokale
Teksa kanë mbetur më pak se dy orë deri në mbylljen e vendvotimeve, ne po ju risjellim të dhënat lidhur me trendët e pjesëmarrjes në zgjedhjet e kaluara lokale.