Ndërlidhjet

Zgjedhjet lokale: 21 komuna i zgjodhën kryetarët, 17 shkojnë në balotazh

• Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. KQZ-ja njoftoi se pjesëmarrja në votime ishte 40 për qind.

• Të drejtë vote kishin 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.

14:58 12.10.2025

Procesi zgjedhor deri tani

  • Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 13:00, pjesëmarrja në votime ka qenë mbi 16%.
  • Konferenca e radhës për media e KQZ-së pritet të mbahet në orën 15:30.
  • Pjesëmarrja më e lartë deri në orën 14:00 - mbi 35% - është regjistruar në komunat: Zubin Potok, Zveçan, Ranillug dhe Mamushë.
  • KQZ-ja ka njoftuar se rezultatet e zgjedhjeve do të publikohen brenda 48 orëve pas mbylljes së votimit. Në komunat ku asnjë kandidat për kryetar nuk arrin mbi 50% të votave, rundi i dytë do të mbahet më 9 nëntor.

Nga ora 15:00, me përditësimet më të reja në blogun e Radios Evropa e Lirë do të jetë Mimoza Sadiku. Nga unë, Valona Tela, dhe gjithë stafi i REL-it, faleminderit që na ndiqni!

15:11 12.10.2025

Veriu i Kosovës voton në zgjedhjet që pritet të largojnë kryetarët shqiptarë nga pushteti

Pas daljes nga institucionet e Kosovës dhe bojkotimit të votimeve më 2023, serbët në veri u janë rikthyer kutive të votimit.

Veriu i Kosovës voton në zgjedhjet që pritet t'i largojnë kryetarët shqiptarë nga pushteti
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:14 0:00
15:26 12.10.2025

Ambasadori britanik dhe ai i BE-së vizitojnë qendra votimi në veri

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Aivo Orav, ka qëndruar në qendra votimi në Mitrovicë të Veriut dhe në Prishtinë për të parë nga afër procesin zgjedhor.

Ngjashëm ka vepruar edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, që ka qëndruar në qendra votimi në dy komuna në veri: Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.

Orav tha përmes një postimi në X se së bashku me shtetet anëtare të misionit ndërkombëtar që po vëzhgon zgjedhjet, shikoi nga afër se si po ec procesi.

Ndërkaq, ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se 12 tetori është ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë.

“Është shumë mirë që shoh njerëz që po marrin pjesë në këto zgjedhje shumë të rëndësishme lokale për Kosovën”, tha ambasadori Hargreaves, duke shtuar se gjatë ditës do të vizitojë edhe qendra të tjera votimi në pjesë të ndryshme të Kosovës.

15:43 12.10.2025

KQZ: Dalja në zgjedhje deri në orën 15:00 është 25.21 për qind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 510.525 apo 25.21 për qind.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se deri në intervalin e njëjtë kohor në zgjedhjet lokale të mbajtur katër vjet më parë kishin votuar 26.95 për qind e votuesve të regjistruar.

“Procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa pengesa. Deri më tani nuk janë evidentuar parregullsi që do të ndikonin në integritetin apo rrjedhjen e përgjithshme të zgjedhjeve”, tha ai gjatë konferencës për media.

Zgjedhjet lokale në Prishtinë.
Zgjedhjet lokale në Prishtinë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG