Piktura e artistit norvegjez Edvard Munh, "Klithma", bëri bujë këtë javë, kur ajo u bë piktura më e shtrenjtë e shitur në një ankand ndonjëherë. Radio Evropa e Lirë ka përmbledhur disa nga kryeveprat tjera të piktorëve të njohur, që janë shitur për shuma astronomike.
Pikturat më të shtrenjta në botë
1
Punëtorët e Sotheby, mbajnë pikturën e Edvard Munhit "Klithma", e bërë me pastel në vitin 1895.
2
Kjo pikturë u shit 120 millionë dollarë.
3
Piktura më e shtrenjtë e të gjitha kohërave është kjo pikturë e Paul Cezanit, "Lojtarët e letrave" (1890-92), e cila u shit për 250 millionë dollarë, vitin e kaluar.
4
Austriani Gustav Klimt, është një artist tjetër, puna e së cilit ka vlerë shumë të madhe. Piktura e tij e vitit 1907, "Adele Bloch-Bauer I", u shit për 135 millionë dollarë në vitin 200