Lista e fituesve është bërë e ditur në ngjarjen më prestigjioze të ndarjes së çmimeve për fotogazetari. Çmimi kryesor i shkoi fotografit australian Ëarren Richardson. Fotografia fituese e Richardsonit, e cila asnjëherë nuk është publikuar,tregon një migrant duke e kaluar një foshnje nën telat gjemborë të gardhit, në kufirin Serbi-Hungari. Sikurse dhe fotografi të tjera që portretizojnë krizën me migrantë, fotografitë e përfshira këtu tregojnë një balenë dhe foshnjen e saj duke e ndarë detin me zhytësit, pastaj një stuhi kërcënuese në afërsi të Sidneit, dhe një përballje shumë simbolike në rrugët e Çikagos.
Fotot më të mira të 2015-s
13
Çmimi i dytë për kategorinë “lajm ekzkluziv nga vendi i ngjarjes” u fitua nga gazetari i pavarur francez, Corentin Fohlen, për pamjet e një demonstrate kundër terrorizmit në Paris. ( 11 janar 2015)
14
Çmimi i tretë për kategorinë “lajm ekzkluziv nga vendi i ngjarjes” u fitua nga fotografi turk i AFP-së, Bulent Kilic. Foto e tregon një fëmijë refugjat sirian, duke u bartur në Turqi. (14 qershor 2015)
15
Çmimi i tretë për kategorinë “lajm i përgjithshëm” u fitua nga fotografi autralian i “Getty Images” Daniel Berehulak, për mbulimin e pasojave të tërmetit në Nepal. (29 prill 2015)
16
Çmimi i dytë për kategorinë “njerëzit” u fitua nga fotografi slloven, Matjaz Krivic. Fotografia tregon një minator duke e tymosur një cigare, para se të kthehet brenda në minierë, në Bani, Burkina Faso. ( 20 nëntor 2015)