Lista e fituesve është bërë e ditur në ngjarjen më prestigjioze të ndarjes së çmimeve për fotogazetari. Çmimi kryesor i shkoi fotografit australian Ëarren Richardson. Fotografia fituese e Richardsonit, e cila asnjëherë nuk është publikuar,tregon një migrant duke e kaluar një foshnje nën telat gjemborë të gardhit, në kufirin Serbi-Hungari. Sikurse dhe fotografi të tjera që portretizojnë krizën me migrantë, fotografitë e përfshira këtu tregojnë një balenë dhe foshnjen e saj duke e ndarë detin me zhytësit, pastaj një stuhi kërcënuese në afërsi të Sidneit, dhe një përballje shumë simbolike në rrugët e Çikagos.
Fotot më të mira të 2015-s
17
Çmimi i parë në kategorinë “natyra” u fitua nga australiani Rohan Kelly, për fotografinë që portretizon pushuesit në plazhën Bondi, si dhe retë e dendura. (6 nëntor 2015)
18
Çmimi i dytë në kategorinë “natyra” u fitua nga fotografi meksikan, Anuar Patjane Floriuk. Fotografia tregon një balenë dhe foshnjen e saj duke e ndarë detin me zhytësit, në ishujt Revillagigedo. (28 janar 2015)
19
Çmimi i parë në kategorinë e “sportit” u fitua nga fotografi australian Christian Walgram, për imazhin e skijatorit çek, Ondrej Bank, gjatë garave në Kampionatin Botëror të Skitarisë. (8 shkurt 2015)