Lista e fituesve është bërë e ditur në ngjarjen më prestigjioze të ndarjes së çmimeve për fotogazetari. Çmimi kryesor i shkoi fotografit australian Ëarren Richardson. Fotografia fituese e Richardsonit, e cila asnjëherë nuk është publikuar,tregon një migrant duke e kaluar një foshnje nën telat gjemborë të gardhit, në kufirin Serbi-Hungari. Sikurse dhe fotografi të tjera që portretizojnë krizën me migrantë, fotografitë e përfshira këtu tregojnë një balenë dhe foshnjen e saj duke e ndarë detin me zhytësit, pastaj një stuhi kërcënuese në afërsi të Sidneit, dhe një përballje shumë simbolike në rrugët e Çikagos.
Fotot më të mira të 2015-s
9
Çmimi i tretë për kategorinë “Storjet e jetës së përditshme” u fitua nga fotografi iranian, Zohreh Saberi, për fotografinë e tij që portretizon një grua të verbër, pranë dritares së shtëpisë së saj në Iran. (12 nëntor 2015)
10
Çmimi i parë për kategorinë “Storjet e jetës së përditshme” u fitua nga fotografi australian i “Getty Images”, Daniel Berehulak. Fotografia tregon një shkencëtar nga Kili, duke ecur pranë një kishe ortodokse ruse, në Bellingshausen. ( 28 nëntor 2015)
11
Çmimi i tretë për kategorinë “lajm ekzkluziv nga vendi i ngjarjes” u fitua nga fotografi i pavarur suedez, Niclas Hammarstroem.Foto tregon viktimën nga dhuna mes bandave në Honduras. (4 prill 2015)
12
Çmimi i parë për kategorinë “lajm ekzkluziv nga vendi i ngjarjes” u fitua nga fotografi sirian Sameer Al-Doumy, për pamjet dramatike të pasojave të një sulmi ajror në Siri. (9 dhjetor 2015)