Lista e fituesve është bërë e ditur në ngjarjen më prestigjioze të ndarjes së çmimeve për fotogazetari. Çmimi kryesor i shkoi fotografit australian Ëarren Richardson. Fotografia fituese e Richardsonit, e cila asnjëherë nuk është publikuar,tregon një migrant duke e kaluar një foshnje nën telat gjemborë të gardhit, në kufirin Serbi-Hungari. Sikurse dhe fotografi të tjera që portretizojnë krizën me migrantë, fotografitë e përfshira këtu tregojnë një balenë dhe foshnjen e saj duke e ndarë detin me zhytësit, pastaj një stuhi kërcënuese në afërsi të Sidneit, dhe një përballje shumë simbolike në rrugët e Çikagos.
Fotot më të mira të 2015-s
5
Çmimi i parë për kategorinë “Çështjet Bashkëkohore” u fitua nga fotografi i gazetës Zhang Lei, për fotografinë e tij të Tianjinit, në Kinë. ( 10 dhjetor 2015)
6
Çmimi i dytë për kategorinë “Çështjet Bashkëkohore” u fitua nga fotografja e pavarur amerikane, Adriane Ohanesian. Imazhi tregon Adam Abdel, 7 vjeçar, i cili kishte pësuar djegie të rënda pas lëshimit të një bombe nga qeveria sudaneze, pranë shtëpisë së tij në Burgu, në Sudan. (27 shkurt 2015)
7
Çmimi i tretë për kategorinë “Çështjet Bashkëkohore” u fitua nga fotografi i “Chicago Tribune”, John J. Kim. Fotografia e tregon Lamon Reccord duke e shikuar një polic gjatë një proteste, pas vrasjes së Laquan McDonald nga policia e Chicagos, në Illinois. (25 nëntor 2015)
8
Çmimi i parë për kategorinë “Storjet e jetës së përditshme” u fitua nga fotografi i “Getty Images”, Kevin Frayer. Burra kinezë duke e tërhequr një karrocë, në një lagje në afërsi të një termocentrali të qymyrit, në Shanxi, Kinë. (26 nëntor 2015)