Një numër i madh personash kanë marrë pjesë në edicionin e shtatë të mini-maratonës humanitare “Vrapo Babadimër”, e cila organizohet çdo dhjetor në Prishtinë. Qëllimi kryesor i kësaj ngjarjeje është rritja e donacioneve për t’i ndihmuar familjet e varfra në Kosovë me rastin e festave të fundvitit.
Mbahet edicioni i shtatë i “Vrapo Babadimër”

5
“Vrapo Babadimër” ishte i hapur për të gjithë pa dallime, të rritur dhe fëmijë, por edhe për persona me nevoja të veçanta.

6
Shumë qytetarë kanë marrë pjesë në ngjarjen e përvitshme, “Vrapo Babadimër”.

7
Iniciativa humanitare “Vrapo Babadimër”, është mbajtur të dielën nga ora 12:00 në Prishtinë.