Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës - Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq - mbahen sot zgjedhjet e parakohshme lokale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të hapë 19 qendra votimi - shumica në kontejnerë. Në garë janë dhjetë kandidatë, prej të cilëve vetëm një nga komuniteti serb. Ajo është Sllagjana Pantoviq, kandidate e pavarur për kryetare të Zveçanit.
Zgjedhjet në veri përmes fotografive

9
Qendër e improvizuar votimi në Zveçan.

10
Kandidatja e pavarur për kryetare të Zveçanit, Sllagjana Pantoviq, votoi pak minuta pas orës 8 në njërën nga qendrat e votimit në këtë komunë.

11
Vendvodimi në Leposaviq.

12
Pamje nga një vendvotim në kontejner në Mitrovicë të Veriut.