Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës - Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq - mbahen sot zgjedhjet e parakohshme lokale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të hapë 19 qendra votimi - shumica në kontejnerë. Në garë janë dhjetë kandidatë, prej të cilëve vetëm një nga komuniteti serb. Ajo është Sllagjana Pantoviq, kandidate e pavarur për kryetare të Zveçanit.
Zgjedhjet në veri përmes fotografive

13
Qendra e votimit në fshatin Koshtovë, komuna e Leposaviqit, ku jeton komuniteti shqiptar.

14
Qendra e votimit në Mitrovicën e Veriut.

15
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

16
Qendra e votimit në fshatin Bistricë, komuna e Leposaviqit, ku po ashtu jeton komuniteti shqiptar.