Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës - Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq - mbahen sot zgjedhjet e parakohshme lokale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të hapë 19 qendra votimi - shumica në kontejnerë. Në garë janë dhjetë kandidatë, prej të cilëve vetëm një nga komuniteti serb. Ajo është Sllagjana Pantoviq, kandidate e pavarur për kryetare të Zveçanit.
Zgjedhjet në veri përmes fotografive

5
Sipas korrespondentëve të REL-it, votues shihen vetëm në ato lagje ku jeton komuniteti shqiptar. Votimi në Lagjen Tre rrokaqiejt në Mitrovicë të Veriut.

6
Një tjetër qendër e votimit në komunën e Zveçanit.

7
Policia e Kosovës është e pranishme edhe te vendvotimi në Leposaviq.

8
Vendvotimi në Jarinjë, komuna e Leposaviqit.