Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës - Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq - mbahen sot zgjedhjet e parakohshme lokale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të hapë 19 qendra votimi - shumica në kontejnerë. Në garë janë dhjetë kandidatë, prej të cilëve vetëm një nga komuniteti serb. Ajo është Sllagjana Pantoviq, kandidate e pavarur për kryetare të Zveçanit.
Zgjedhjet në veri përmes fotografive

1
Fletëvotime shihen të vendosura brenda një kontejneri në Ujman të Zubin Potokut.

2
Qendra e votimit në Veli Breg të Zubin Potokut. Sipas informacioneve nga terreni, në këtë qendrë votimi nuk ka votuar asnjë qytetar.

3
Kontejneri i vendosur në Bërnjak, shumë pranë kufirit që lidh Kosovën me Serbinë.

4
Vula dhe fletat e votimit shihen në një qendër të improvizuar të votimit në Bërnjak. Sipas gazetarëve të REL-it, në këtë qendër nuk ka votuar askush.