Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka nisur të shtunën vizitën e tij dyditore në veri të Kosovës. Ai qëndroi në Liqenin e Ujmanit (Gazivodës) ku dhe dha mesazhet e para në nisje të kësaj vizite.
Vizita e Vuçiqit në Ujman përmes fotografive

5
Rruga te Liqeni i Ujmanit është dekoruar me flamuj të Serbisë.

6
Teksa Vuçiq vizitonte Ujmanin, disa persona kanë lundruar me anijen e tyre në këtë liqe, i cili është liqeni më i madh artificial në Kosovë dhe gjendet në Zubin Potok.

7
Presidenti serb Vuçiq gjatë vizitës te Liqeni i Ujmanit është shoqëruar nga zyrtarët lokalë serbë.

8
Liqeni i Ujmanit është 70 për qind në territorin e Kosovës, ndërkaq 30 për qind në territorin e Serbisë.