Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka nisur të shtunën vizitën e tij dyditore në veri të Kosovës. Ai qëndroi në Liqenin e Ujmanit (Gazivodës) ku dhe dha mesazhet e para në nisje të kësaj vizite.
Vizita e Vuçiqit në Ujman përmes fotografive

9
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës në Liqenin e Ujmanit deklaroi se “mendoj se në Gazivodë (Ujman) shihet më së miri pesha e problemit me të cilin ballafaqohemi”.

11
"Duhet ta ruajmë paqen dhe të shikojmë kah e ardhmja", tha Vuçiq teksa fliste për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

12
Poster me fotografinë e Vuçiqit dhe flamuj serb janë vendosur në Zubin Potok.

13
Presidenti i Serbisë, gjatë vizitës dyditore në Kosovë, do të vizitojë disa komuna në veri të vendit, të banuara me shumicë serbe.