Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se situata meteorologjike pritet të stabilizohet në ditët në vijim. Kjo pasi ditët e fundit, për shkak të reshjeve të shiut dhe borës, disa pjesë të Kosovës u përballën me vërshime, që shkaktuan dëme të mëdha materiale në pronat private dhe ato publike.
Pasojat nga vërshimet
9
Një shtëpi në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës është përmbytur pas reshjeve të mëdha të shiut dhe borës.
10
Zjarrfikësit evakuojnë banorët e fshatit Vragoli.
11
Reshjet e shiut dhe borës kanë shkaktuar vërshime në Komunën e Fushë Kosovës.
12
Vërshimet në fshatin Vragoli të Komunës së Fushë Kosovës.