Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se situata meteorologjike pritet të stabilizohet në ditët në vijim. Kjo pasi ditët e fundit, për shkak të reshjeve të shiut dhe borës, disa pjesë të Kosovës u përballën me vërshime, që shkaktuan dëme të mëdha materiale në pronat private dhe ato publike.
Pasojat nga vërshimet

13
Vërshimet në fshatin Vragoli të Komunës së Fushë Kosovës.

14
Graçanica po ashtu është prekur nga vërshimet, ku në Lepinë, qarkullimi me vetura është vështirësuar për shkak të nivelit të lartë të ujit.

15
Një banor i fshatit Lepinë të Komunës së Graçanicës, ecën nëpër ujë. Reshjet e shiut dhe borës shkaktuan vërshime në shumë pjesë të Kosovës.

16
Një banor i fshatit Lepinë largon ujin nga shtëpia e tij.