Reshjet e shiut dhe borës kanë shkaktuar vërshime në disa rajone të Kosovës. Radio Evropa e Lirë ju sjell disa fotografi të gjendjes aktuale në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Korreticë e Epërme në rrugën Klinë-Gjakovë, saktësisht në fshatin Volljakë. Po ashtu, dëme janë parë edhe në fshatin Sverkë që lidh Klinën me Malishevën si dhe në Komunën e Fushë Kosovës.
Vërshimet përmes fotografive

17
Ministria e Infrastrukturës ka thënë se ka dalë në terren për të intervenuar në rrugët e bllokuara si pasojë e vërshimeve. Foto e bërë në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

18
Autoritetet njoftuan se rajoni i Dukagjinit është më i prekuri nga vërshimet, për shkak se reshjet kanë qenë më intensive. Foto e bërë në fshatin Volljakë të Klinës.

19
Vërshimet në fshatin Sverkë të Klinës.

20
Vërshimet në Komunën e Fushë Kosovës.