Reshjet e shiut dhe borës kanë shkaktuar vërshime në disa rajone të Kosovës. Radio Evropa e Lirë ju sjell disa fotografi të gjendjes aktuale në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Korreticë e Epërme në rrugën Klinë-Gjakovë, saktësisht në fshatin Volljakë. Po ashtu, dëme janë parë edhe në fshatin Sverkë që lidh Klinën me Malishevën si dhe në Komunën e Fushë Kosovës.
Vërshimet përmes fotografive

21
Këto thasë janë vendosur në Fushë Kosovë, për të ndaluar vërshimet.

22
Fotografi e bërë në Komunën e Fushë Kosovës.

23
Përmbytje në Fushë Kosovë.

24
Për shkak të gjendjes së rënduar, Policia e Kosovës ka mbyllur për qarkullim rrugën Prishtinë-Ferizaj.