Veriu përballë largimeve të serbëve nga institucionet
Në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok), zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Largimi i tyre vjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e një plani prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS - Republika e Kosovës.

13
"Nuk ka dorëzim. KM mbetet", është sllogani i vendosur në Mitrovicën e Veriut. Kosova i konsideron këto targa ilegale, por i ka toleruar deri më tani në veriun e Kosovës.

14
Veturë e parkuar para Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Sipas të dhënave, në këtë Prokurori kanë punuar dhjetër prokurorë serbë dhe 22 punonjës administrativë e staf mbështetës.

15
Vendi ku ka qëndruar policia në Zveçan. Serbia ka kërkuar që përgjegjësitë policore në veri t'i marrë EULEX-i dhe KFOR-i. EULEX ka thënë se nuk do të marrë përgjegjësi të tilla.

16
Besohet se në katër komunat në veri të Kosovës qarkullojnë afër 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia.