Komuna e Prishtinës ka dekoruar kryeqytetin me objekte të ngjyrave të ndryshme, si pjesë e aktiviteteve verore. Të enjten në mbrëmje, në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të fillojë aktiviteti “Akull në Verë”. Ky aktivitet do të zgjasë një muaj dhe sipas komunës, përveç ofrimit të një freskie gjatë ditëve të nxehta të verës, ai ka për synim që të mbështesë bizneset e vogla gastronome dhe artistët, si pasojë e dëmeve që u janë shkaktuar nga pandemia.
Vera ngjyros Prishtinën

1
Qytetarët ecin pranë sheshit "Zahir Pajaziti", në kryeqytet, teksa mbi ta qëndrojnë tullumbace ngjyra-ngjyra.

2
Një familje shëtitet nën hijen e krijuar nga ombrellat e larmishme në kryeqytetin e Kosovës.

3
Ombrella shumëngjyrëshe mbi sheshin "Skënderbeu", në Prishtinë.

4
Qytetarët ecin në shesh mes temperaturave të larta në kryeqendrën e Kosovës.