Numri i viktimave nga zjarret e egra në Turqi ka arritur në tetë, gjatë fundjavës, ndërsa në zonat e prekura po vazhdon evakuimi i mijëra personave, përfshirë turistë të frikësuar nëpër hotele. Plot 105 zjarre janë regjistruar në 35 vendbanime në Turqi, që nga e mërkura, teksa flakët e shtatë prej zjarreve po vazhdojnë – shumica jo shumë larg vendpushimeve në qytetet jugore të Antalias dhe Marmarisit.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Vendësit dhe turistët ikin nga zjarret masive në Turqi

13
Zjarrfikësit duke luftuar me zjarret e egra në Mugla. (1 gusht)

14
Tymi duke u ngritur nga zjarret e egra që shkrumbuan Muglën. (1 gusht)

15
Një aeroplan duke hedhur ujë për shuarjen e flakëve masive mbi fshatin Sirtkoi, afër Manavgatit, në Antalia. (1 gusht).

16
Një pyll duke u djegur nga zjarri masiv pranë një vendpushimi mesdhetar në Mugla. (1 gusht)