Numri i viktimave nga zjarret e egra në Turqi ka arritur në tetë, gjatë fundjavës, ndërsa në zonat e prekura po vazhdon evakuimi i mijëra personave, përfshirë turistë të frikësuar nëpër hotele. Plot 105 zjarre janë regjistruar në 35 vendbanime në Turqi, që nga e mërkura, teksa flakët e shtatë prej zjarreve po vazhdojnë – shumica jo shumë larg vendpushimeve në qytetet jugore të Antalias dhe Marmarisit.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Vendësit dhe turistët ikin nga zjarret masive në Turqi

17
Njerëzit duke pritur afër zjarreve të egra në zonën rurale të Marmarisit. (1 gusht)

18
Zjarrfikësit duke shuar një zjarr që ka kapluar një shtëpi në fshatin Sirtkoi. (1 gusht)

19
Një pamje ajrore shfaq fshatin e Sirtkoit duke u shkrumbuar nga zjarri. (1 gusht)

20
Njerëzit duke u përpjekur për ta shuar zjarrin e egër në periferi të Marmarisit. (1 gusht)