Numri i viktimave nga zjarret e egra në Turqi ka arritur në tetë, gjatë fundjavës, ndërsa në zonat e prekura po vazhdon evakuimi i mijëra personave, përfshirë turistë të frikësuar nëpër hotele. Plot 105 zjarre janë regjistruar në 35 vendbanime në Turqi, që nga e mërkura, teksa flakët e shtatë prej zjarreve po vazhdojnë – shumica jo shumë larg vendpushimeve në qytetet jugore të Antalias dhe Marmarisit.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Vendësit dhe turistët ikin nga zjarret masive në Turqi

9
Një grua e shqetësuar pranë zonës së Mazit, të kapluar nga tymi, teksa zjarret zbritnin nga kodra drejt bregut të detit, në Bodrum. (1 gusht)

10
Flakët nga një zjarr i egër duke djegur pemët, në një zonë rurale në Mugla. (31 korrik)

11
Zjarrfikësit duke bërë përpjekje për shuarjen e zjarreve të egra në Marmaris të Muglës. (1 gusht)

12
Një burrë duke ecur në një rrugë në fshatin e Sirtkoit, të kapluar nga zjarri masiv. (1 gusht)