Numri i viktimave nga zjarret e egra në Turqi ka arritur në tetë, gjatë fundjavës, ndërsa në zonat e prekura po vazhdon evakuimi i mijëra personave, përfshirë turistë të frikësuar nëpër hotele. Plot 105 zjarre janë regjistruar në 35 vendbanime në Turqi, që nga e mërkura, teksa flakët e shtatë prej zjarreve po vazhdojnë – shumica jo shumë larg vendpushimeve në qytetet jugore të Antalias dhe Marmarisit.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Vendësit dhe turistët ikin nga zjarret masive në Turqi

5
Një helikopter duke hedhur ujë mbi fshatin Sirtkoi, të shkrumbuar nga zjarri, afër Manavgatit, në Antalia. (1 gusht)

6
Njerëzit duke ikur nga flakët që kapluan fshatin Sirtkoi. (1 gusht)

7
Zjarrfikësit duke bërë përpjekje për shuarjen e zjarreve të egra në një zonë rurale të Marmarisit. (1 gusht)

8
Një veturë e djegur para një shtëpie të shkrumbuar nga zjarri masiv pyjor që kaploi bregun jugor të Turqisë. (31 korrik)