Numri i viktimave nga zjarret e egra në Turqi ka arritur në tetë, gjatë fundjavës, ndërsa në zonat e prekura po vazhdon evakuimi i mijëra personave, përfshirë turistë të frikësuar nëpër hotele. Plot 105 zjarre janë regjistruar në 35 vendbanime në Turqi, që nga e mërkura, teksa flakët e shtatë prej zjarreve po vazhdojnë – shumica jo shumë larg vendpushimeve në qytetet jugore të Antalias dhe Marmarisit.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Vendësit dhe turistët ikin nga zjarret masive në Turqi

1
Një pyll duke u djegur, pasi një vendpushim mesdhetar në qytetin e Marmarisit, në Mugla, u kaplua nga zjarri i egër masiv. (1 gusht 2021)

2
Një zjarrfikës duke shuar një zjarr pyjor afër qytezës së Manavgatit, në lindje të qytetit bregdetar të Antalias. (30 korrik)

3
Turistët duke pritur për t'u zhvendosur nga zona e Mazit, e kapluar nga tymi, teksa zjarret e egra zbritnin nga kodra drejt bregut të detit, në Bodrum. (1 gusht)

4
Një pyll duke u djegur në Mazi, teksa flakët zbritnin drejt bregut të detit dhe detyronin evakuimin e njerëzve, në Bodrum. (1 gusht)