Me temperatura të ulëta dhe me pemë të zhveshura nga gjethet, mesi i dimrit konsiderohet si kohë optimale për një operacion ushtarak – një frikë që ndahet nga ushtarët ukrainas dhe civilët në afërsi të vijës së frontit në lindje të Ukrainës. Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës. Ushtarët ukrainas në llogoret në rajonet Luhansk dhe Donetsk, së bashku me banorët e zonave përreth, po përballen me një dimër të ashpër dhe nuk janë të sigurt se çfarë i pret në ditët apo javët në vijim.
Ukrainasit përballen me acar dhe me një luftë të mundshme me Rusinë

5
Një ushtar ukrainas përdor një periskop për të monitoruar situatën në afërsi të Donetskut, rajon që kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Kremlini. 29 janar 2022.

6
Një ushtar riparon një llogore në afërsi të Donetskut.

7
Një ushtar ukrainas kontrollon situatën në vijën e frontit, shumë pranë qytetit të Doneskut, që kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia. 29 janar 2022.

8
Një ushtar ukrainas pren dru në vijën e frontit në afërsi të fshatit Pisky në rajonin e Donetskut më 29 janar.