Me temperatura të ulëta dhe me pemë të zhveshura nga gjethet, mesi i dimrit konsiderohet si kohë optimale për një operacion ushtarak – një frikë që ndahet nga ushtarët ukrainas dhe civilët në afërsi të vijës së frontit në lindje të Ukrainës. Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës. Ushtarët ukrainas në llogoret në rajonet Luhansk dhe Donetsk, së bashku me banorët e zonave përreth, po përballen me një dimër të ashpër dhe nuk janë të sigurt se çfarë i pret në ditët apo javët në vijim.
Ukrainasit përballen me acar dhe me një luftë të mundshme me Rusinë

9
Ushtarët e Ukrainës qëndrojnë në vijën e frontit në fshatin Pisky në rajonin e Donetskut më 29 janar 2022.

10
Një banore lokale kalon pranë një ndërtese të shkatërruar nga luftimet ndërmjet ushtrisë ukrainase dhe separatistëve më 2014. Kjo fotografi është realizuar më 30 janar në periferi të Slovyansk në rajonin Donetsk.

11
Lilia (majtas) dhe Tetyana, që të dyja banore të një fshati në periferi të Donetskut, flasin me një gazetar teksa qëndrojnë në një bodrum që përdoret për t’u strehuar gjatë bombardimeve. Ato jetojnë në një zonë të kontrolluar nga separatistët që gjendet jo larg vijës së frontit të forcave qeveritare. Lilia dhe pesë persona të tjerë jetojnë në një banesë pesëkatëshe që nuk ka as ngrohje dhe as ujë. Shumë shtëpi në këtë rajon janë të braktisura, pasi u dëmtuan gjatë konfliktit më 2014-2015.

12
Një ushtare ukrainase bën roje në një llogore në fshatinVerkhnotoretske në rajonin Donetsk më 29 janar 2022.