Me temperatura të ulëta dhe me pemë të zhveshura nga gjethet, mesi i dimrit konsiderohet si kohë optimale për një operacion ushtarak – një frikë që ndahet nga ushtarët ukrainas dhe civilët në afërsi të vijës së frontit në lindje të Ukrainës. Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës. Ushtarët ukrainas në llogoret në rajonet Luhansk dhe Donetsk, së bashku me banorët e zonave përreth, po përballen me një dimër të ashpër dhe nuk janë të sigurt se çfarë i pret në ditët apo javët në vijim.
Ukrainasit përballen me acar dhe me një luftë të mundshme me Rusinë

1
Një ushtar ukrainas bën gati një mitraloz në vijën e frontit në rajonin Luhansk në lindje të Ukrainsë më 29 janar.

2
Ushtarët ukrainas me veshje kamuflazhi patrullojnë në rajonin e Luhanskut.

3
Një ushtar ukrainas me veshje kamuflazhi qëndron në një pozicion në vijën e frontit në rajonin e Luhanskut më 29 janar 2022.

4
Një ushtare ukrainase qëndron në një llogore.