Një avion udhëtarësh i Ukrainës është rrëzuar më 8 janar, pak kohë pasi ishte nisur nga kryeqyteti iranian, Teheran, duke lënë të vdekur 176 personat që ishin në bord. Avioni i tipit Boeing 737-800 i përkiste kompanisë ukrainase Ukraine International Airlines (UIA). Ai ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Imam Khmoeini në Teheran. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Transportit të Iranit, Qasem Biniaz, njëri nga pesë motorët e avionit kishte marrë flakë.
Rrëzohet një avion ukrainas në Iran

5
Autoritetet kanë dërguar ekipe të shpëtimit në zonën ku u rrëzua avioni me udhëtarë.

6
Autoritetet kanë vendosur trupat e pajetë në qese plastike.

7
Pamje të rënda: Ekipet e shpëtimit gjejnë një trup të pajetë. Agjencia e lajmeve iraniane, ISNA, tha se dhjetë ambulanca janë dërguar në vendin e ngjarjes, por sipas raportimeve, asnjë nga pasagjerët nuk i ka mbijetuar pas rrëzimit të avionit.

8
Është e paqartë nëse incidenti është i lidhur me tensionet ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.