Një avion udhëtarësh i Ukrainës është rrëzuar më 8 janar, pak kohë pasi ishte nisur nga kryeqyteti iranian, Teheran, duke lënë të vdekur 176 personat që ishin në bord. Avioni i tipit Boeing 737-800 i përkiste kompanisë ukrainase Ukraine International Airlines (UIA). Ai ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Imam Khmoeini në Teheran. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Transportit të Iranit, Qasem Biniaz, njëri nga pesë motorët e avionit kishte marrë flakë.
Rrëzohet një avion ukrainas në Iran

9
Ekipet e shpëtimit duke mbledhur pjesët e avionit ukrainas.

10
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystayko, tha se 82 qytetarë iranianë ishin në bord të avionit të rrëzuar si dhe 63 kanadezë, 10 suedezë, katër afganë, tre gjermanë dhe tre britanikë.

11
Njerëzit shikojnë pjesë të avionit ukrainas që u rrëzua në periferi të Teheranit. Autoritetet në Ukrainë thanë se po bëjnë përpjekje për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti.

12
Një pjesë e avionit ukrainas të tipit Boeing 737.