Një avion udhëtarësh i Ukrainës është rrëzuar më 8 janar, pak kohë pasi ishte nisur nga kryeqyteti iranian, Teheran, duke lënë të vdekur 176 personat që ishin në bord. Avioni i tipit Boeing 737-800 i përkiste kompanisë ukrainase Ukraine International Airlines (UIA). Ai ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Imam Khmoeini në Teheran. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Transportit të Iranit, Qasem Biniaz, njëri nga pesë motorët e avionit kishte marrë flakë.
Rrëzohet një avion ukrainas në Iran

1
Njerëzit qëndrojnë pranë rrënojave të avionit të rrëzuar ukraninas në Iran, që kishte në bord 176 pasagjerë.

2
Gjësendet që u përkisnin të 176 pasagjerëve që humbën jetën nga rrëzimi i avionit. Avioni u rrëzua në periferi të Teheranit.

3
Ekipet e shpëtimit kërkojnë nëpër rrënojat e avionit të rrëzuar që i përkiste kompanisë Ukraine International Airlines.

4
Sipas të dhënave, avioni ukrainas u rrëzua pak kohë pasi nisi fluturimin nga aeroporti në Teheran.