Qyteti turk i Kilisit është aq afër Sirisë, saqë mund t’i dëgjosh zhurmat e luftimeve nga ana tjetër e kufirit. Në paralagjet e këtij qyteti të vogël, fotografi Petr Shelomovskiy arriti të sigurojë qasje në një “spital” rehabilitues sekret. Luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane shërohen aty, pas marrjes së ndihmës emergjente. Burrat që ndodhen brenda, kërkuan që të mos u bëhet publik identiteti i tyre. Ata i treguan Shelomovskiyt për plumbat e qeverisë së Sirisë dhe bombat e Rusisë, të cilat u ndryshuan atyre jetën. [KUJDES, PËRMBAJTJE E RËNDË]
Një spital për luftëtarët sirianë
1
Abu Hamza, nga Aleppo, ndodhet në spital që tre muaj, që nga koha kur i mori lëndimet në këmbë. Djaloshi 21 vjeçar thotë se ishte viktimë e sulmeve ajrore të Rusisë.
2
Një dhomë e zbrazët në spitalin e improvizuar, pasi luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane shkuan për trajtim në një qendër mjekësore të qeverisë turke. Fotografi Petr Shelomovskiy thotë se, pavarësisht se nuk e njohin zyrtarisht spitalin e improvizuar, autoritetet turke kanë njohuri për ekzistimin e tij.
3
Abu Alwaled Altefy është nga Aleppo. Djaloshi 23 vjeçar tregon se është lënduar rëndë para 18 muajve, gjatë luftimeve me forcat qeveritare siriane. Pjesët metalike pritet t’i largohen së shpejti nga këmba, por ai kurrë më nuk do të jetë në gjendje të ecë normalisht.
4
Abu Hamza duke u larguar nga spitali i improvizuar për trajtim në spitalin e qeverisë turke në Kilis.