Qyteti turk i Kilisit është aq afër Sirisë, saqë mund t’i dëgjosh zhurmat e luftimeve nga ana tjetër e kufirit. Në paralagjet e këtij qyteti të vogël, fotografi Petr Shelomovskiy arriti të sigurojë qasje në një “spital” rehabilitues sekret. Luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane shërohen aty, pas marrjes së ndihmës emergjente. Burrat që ndodhen brenda, kërkuan që të mos u bëhet publik identiteti i tyre. Ata i treguan Shelomovskiyt për plumbat e qeverisë së Sirisë dhe bombat e Rusisë, të cilat u ndryshuan atyre jetën. [KUJDES, PËRMBAJTJE E RËNDË]
Një spital për luftëtarët sirianë
5
Abu Bashir është nga Aleppo. 38 vjeçari tregon se ai ishte duke shpërndarë bukë, në dalje të një furre, kur bombat ruse e goditën atë. “Pas pesë viteve luftë, mund të tregoj se aeroplanët e kujt janë. Kur bëhet fjalë për ata rusë, dëgjohet vetëm zhurma…ti nuk i sheh ata, dhe janë disa aeroplanë në të njejtën kohë. Nëse janë burra, le të vijnë e të luftojnë me neve. Pse po lëshojnë bomba?”
6
Një luftëtar lutet, derisa është i ulur në një karrige të plastikës. Këmba e lënduar ia pamundëson atij që të gjunjëzohet.
7
Muhammed, 23 vjeçar, thotë se është lënduar para pesë mujash në Aleppo, nga një plumb i ushtrisë siriane.