Fshati i Thumanës është njëra nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor të vitit 2019. Si pasojë e tërmetit me magnitudë 6,4 shkallësh të Rihterit, humbën jetën 51 persona, prej të cilëve 26 banorë të Thumanës. Autoritetet shqiptare tashmë kanë demoluar ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti në Thumanë. Personat që kanë mbetur pa shtëpi, janë dërguar në ndërtesa të tjera banimi, derisa Thumana të rindërtohet. Kështu duket Thumana, dy muaj pas tërmetit vdekjeprurës.
Thumana, dy muaj pas tërmetit vdekjeprurës

1
Në Thumanë, një djep ka mbetur afër një ndërtese të demoluar nga autoritet shqiptare. Në mesin e viktimave të tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, kishte edhe fëmijë.

2
Vendi ku më herët ka pasur disa banesa të cilat u dëmtuan gjatë tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, që la të vdekur mbi 50 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

3
Autoritetet shqiptare, përveç se kanë demoluar ndërtesat e dëmtuara, ata kanë shpallur të pabanueshme shumë shtëpi, të cilat konsiderohet të rrezikshme.

4
Lule të plastikës të vendosura në themelin që dikur ngrihej një pallat pesëkatësh.