Fshati i Thumanës është njëra nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor të vitit 2019. Si pasojë e tërmetit me magnitudë 6,4 shkallësh të Rihterit, humbën jetën 51 persona, prej të cilëve 26 banorë të Thumanës. Autoritetet shqiptare tashmë kanë demoluar ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti në Thumanë. Personat që kanë mbetur pa shtëpi, janë dërguar në ndërtesa të tjera banimi, derisa Thumana të rindërtohet. Kështu duket Thumana, dy muaj pas tërmetit vdekjeprurës.
Thumana, dy muaj pas tërmetit vdekjeprurës

5
Një punim dore ku shihet vendi i shenjtë i myslimanëve në Mekë, ka mbetur i varur në murin e një ndërtese tashmë të shkatërruar.

6
Një banor i Thumanës teksa viziton vendin ku dikur banonte.

7
Gjësendet e banorëve të Thumanës shihen në vendin ku dikur qëndronin disa pallate pesëkatëshe

8
Një qen i cili shëtit gërmadhave të Thumanës.