Kërkimi nën rrënoja...
Në Turqi dhe Siri po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar personat që besohet se kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmetet e fuqishme që goditën këto dy shtete. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një burrë duke kërkuar për të mbijetuar në rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në Gaziantep, Turqi.

2
Një burrë me duart e ngritura lart mes të rrënojave pas tërmetit në Hatay, Turqi, 7 shkurt 2023.

3
Njerëzit kontrollojnë mes rrënojave ndërsa kërkimet për të mbijetuar vazhdojnë pas tërmetit në Hatay, Turqi, 7 shkurt 2023.

4
Muhammet Ruzgar, 5 vjeç, është nxjerrë nga shpëtimtarët nga rrënojat e një ndërtese pas tërmetit në Hatay, Turqi, 7 shkurt 2023.