Kërkimi nën rrënoja...
Në Turqi dhe Siri po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar personat që besohet se kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmetet e fuqishme që goditën këto dy shtete. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Një grua shihet duke qarë ndërsa përqafon një person tjetër, pranë rrënojave pas tërmetit në Hatay, Turqi, 7 shkurt 2023.

6
Një pamje e automjeteve nën një ndërtesë të shembur pas tërmetit në Hatay, Turqi m 7 shkurt 2023.

7
Ekipet e shpëtimit kërkojnë për të mbijetuar dhe viktima mes rrënojave të një ndërtese të shembur në qytetin Sarmada, në provincën veriperëndimore të Idlib të Sirisë, të kontrolluar nga rebelët, në kufi me Turqinë, pas një tërmeti vdekjeprurës.

8
Një burrë qëndron mes rrënojave ndërsa kërkimi për të mbijetuarit vazhdon, si pasojë e tërmetit, në Alepo, Siri, 7 shkurt 2023.